Mafiozi Strahinja Stojanoviqit ishte akuzuar se ishte përfshirë në vrasje
I njihnin si i paprekshmi i Serbisë.
Kjo për shkak të profilit të tij mafioz dhe imazhit të të fortit.
Por pavarësisht kësaj dhe faktit që shumë njerëz ja kishin frikën dikush mori guximin ti vë bombë Strahinja Stojanoviqit në veturën e tij.
Shpërthimi i saj ia mori jetën 30-vjcarit.
Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanović dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.
Sipas dëshmitarëve eksplodimi ishte i tmerrshëm derisa sipas autoriteteve serbe nuk ka pasur viktima të tjera.
Në vendin e ngjarjes doli edhe nëna e viktimës, e cila më pas u largua nga policia.

Dyshohet se bomba ishte vendosur poshtë makinës, nën ulësen e shoferit dhe është aktivizuar gjatë momentit që autmomjeti filloi të lëvizte.
Bashkë më Stojanoviqin në makinë në momentin e shpërthimit ishte edhe e dashura e tij e cila ka shpëtuar pa lëndime
Ai vite më pare ishtë akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic. Avokati sipas autoriteteve serbe ishte viktime e konflikteve që Stojaniviqi kishte me grupe kriminale në Mal të Zi.
Nga konfliktet mes këtyre grupeve i vrarë kishte mbetur edhe babai i Stojanoviqit./Express/
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit