Një biznesmen shqiptar u gjet i vrarë në Torino të Italisë, ditën e djeshme. Fatmir Ara u gjet pa jetë, ndërkohë që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët tek autoritetet italiane.
Që prej datës 2 gusht ai kishte humbur kontaktet, ndërsa policia nisi kërkimet për të. Por ai nuk ishte personazh i panjohur, raportojnë mediat italiane.
Në vitin 2018,43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Ndër të tjera, gruaja e tij më pas e ka akuzuar se është përfshirë në punë të paligjshme. Ara kërkoi ndihmën e shokut të tij që ishte karabinier, por në të njëjtën kohë ata ishin edhe fqinjë.
Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën Corio, ka bërë disa telefonata për të mësuar detajet e kallëzimeve dhe hetimeve të nisura ndaj shqiptarit, por pa rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vjet e 2 muaj burg. /abcnews.al
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë