Kanë mbërritur tashmë në Tiranë, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, drejtuesit e vetë unionit dhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo pasi BE mban një samit të tillë për herë të parë në një vend të rajonit.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, dhe u prit nga kryeministri Edi Rama.
Scholz nuk dha ndonjë deklaratë për media. Në Tiranë ka mbërritur edhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur para gazetarëve për procesin e antarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi se procesi në vetvete është i ndryshëm, varësisht nga puna që bëjnë vetë shtetet kandidate.
Ajo tha se ka shtete nga rajoni që këtë proces e kanë përfunduar brenda gjashtë vjetëve, ka të tjera që këtë e kanë bërë brenda dhjetë vjetëve, por ka të tjera që u ka marrë kohë më shumë se dhjetë vjet.
“Kjo varet nga puna që shtete kryejnë”, tha von der Leyen./rtk
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...