VMRO- DPMNE-ja kërkon përgjigje dhe përgjegjësi për tragjedinë e rëndë. Opozita kërkon që qeveria të thotë se si është e mundur, që një autobus pa leje transporti ndërkombëtar të dalë mbi 100 herë nga vendi. VMRO – DPMNE akuzon për një sërë lëshimesh në sistem, si dhe dyshime për keqpërdorime, krim dhe korrupsion.
“Si ka mundësi që Drejtoria e Doganave të mos e regjistrojë në sistem këtë autobus dhe tre të tjerët në konvoj, të këtij udhëtimi fatal? Këtu ka një kontradiktë tjetër. Ministri Boçvarski pohon se sipas informacioneve të tij, në konvoj ka qenë vetëm një autobus i Besa Transit, ndërsa tre të tjerët janë marrë me qira, ndërsa drejtori i Doganës Kutirov tregon se të gjithë autobusët kanë qenë të së njëjtës kompani? “Nëse të gjithë autobusët ishin të së njëjtës kompani, atëherë si mund të dërgohen katër autobusë në një udhëtim kaq të gjatë, njëri prej të cilëve nuk ka pasur as licencë, ndërsa kompania të ketë paraqitur vetëm katër shoferë?”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO – DPMNE./Alsat.mk/
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...
Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...