Nga partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe dhe zëvendësin e tij Ilir Hasani të parashtrojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend, e jo deri tek kryeministri, transmeton Alsat. Nga VMRO thonë se nëse kjo nuk ndodhë, do të dorëzojnë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit Filipçe.
“Filipçe dhe Hasani kanë afat deri të martën për të paraqitur dorëheqjet e tyre në Kuvend. Nëse ata nuk i dorëzojnë, VMRO-DPMNE në koordinim me partitë e tjera parlamentare do të paraqesë një propozim-vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti bëjnë apel tek partitë në pushtet që të mbështesin propozim-vendimin në fjalë./alsat.mk/
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë