VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar protestat e saj për siç thotë mbrojtjen e historisë dhe identitetit. Dhjetëra protestues bllokuan tre udhëkryqe, para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Me moton “Dorëheqje për Zaevin, liri për popullin” nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Qeveria të mos shesë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas, sepse VMRO nuk do të njohin asnjë marrëveshje me Bullgarinë që do të dëmtonte historinë e maqedonasve. Rashella Mizrahi, para protestuesve deklaroi se anëtarësimi në BE nuk duhet të bëhet me mosnjohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
“Ëndrra evropiane nuk është fshirja e historisë, gjuhës dhe kombit, ëndrra evropiane nuk është përkulja e kurrizit. Evropa nuk dëshiron grimasa të shtrembëruara, aktrim dhe dramë, dëshiron popuj të fuqishëm e të denjë, të suksesshëm e të vlefshëm, dëshiron popuj të bashkuar. Evropa kërkon sistem të vërtetë të drejtësisë, prokurori dhe gjyqësor, ekonomi të vërtetë dhe jo kreditime, Evropa kërkon rend të vërtetë dhe jo aktrime”- tha Rashella Mizrahi, VMRO-DPMNE./alsat
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...