VMRO-DPMNE parashtroi padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me një parashtresë të VMRO-DPMNE-së e cila ka të bëjë me procedurën për votim, mbledhje dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimin numër 1789, për zgjedhjen e kryetarit të komunës të Komunës të Novo Sellës.
VMRO-DPMNE në ankesë kërkon anulimin e votimit në vendvotimin 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës në Novo Sellë dhe votimin të përsëritet në afatin e përcaktuar ligjor të konfirmuar me Kodin Zgjedhor.
VMRO-DPMNE këtë ankesë e parashtron për shkak faktit që rezultati në këtë Vendvotim ndikon në rezultatin përfundimtar për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës.
“Presim që Gjykata Administrative Shkup e udhëhequr nga e drejta dhe dispozitat pozitive ligjore ta pranojë ankesën me të cilën do të rregullojë një moment nga inxhinjeringu zgjedhor i zbatuar në zgjedhjet e fundit presidenciale” thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...