Është shtyrë për më 23 dhjetor vlerësimi i aktakuzës për ngjarjet e 27 prillit, që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë.
Siç thonë nga Gjykata Penale e Shkupit, mbrojtja nga lënda për ngjarjet e 27 prillit në vend që t’i shpjegojë ankesat në seancën për vlerësim të aktakuzës, kërkoi përjashtimin e një gjykatësi- anëtar i Këshillit për Vlerësim.
“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesës, kryetari i Gjykatës e refuzoi kërkesën si të pabazë. Sipas nenit 36 paragrafi 7 nga LPP: “Vendimi me të cilin refuzohet kërkesa për përjashtimin mund të anulohet me ankesë të veçantë në afat prej tre ditëve të sjelljes së vendimit, ndërsa nëse vendimi i tillë është sjellë pas akuzës së konfirmuar, atëherë vetëm me ankesë të aktgjykimit”, bëhet e ditur në kumtesë.
Këshilli për vlerësim e anuloi seancën e sotme për më 23 dhjetor me qëllim që të respektohet afati i vërtetuar ligjor për ankesë të mbrojtjes deri te gjykata më e lartë.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...