Burime të larta diplomatike konfirmuan për AIM se ka mbështetje “të madhe” midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për propozimin e paraqitur nga presidenca portugeze kohët e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Në pak ditë, ministrat e çështjeve evropiane të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Luksemburg për të diskutuar kornizën negociuese për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me këto dy vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Portugalia, e cila ka bërë përpjekje të mëdha në procesin e pajtimit midis Shkupit dhe Sofjes përmes një propozimi zyrtar, nuk heq dorë nga mundësia e gjetjes së zgjidhjes deri në 22 qershor midis dy palëve, shumë do të varet nga rezultatet e negociatave dypalëshe në nivelin më të lartë, të cilat janë në rrjedhë.
“Propozimi portugez synon të hapë rrugën për gjetjen e zgjidhjes të pranueshme që do të marrë parasysh preokupimet e shtetit anëtar dhe vendit kandidat, por natyrisht është thelbësore të merren parasysh preokupimet e të gjitha vendeve të tjera në Këshill, vendimi merret unanimisht. Ka më shumë kontakte në nivele të ndryshme, në nivelet më të larta, presidenti portugez udhëtoi në Sofje në ditët e para të qershorit dhe ka një angazhim të madh nga presidenca për të gjetur zgjidhje”, tha për AIM një diplomat i lartë i BE-së i përfshirë në proces.
Në takimin e fundit të ambasadorëve në fillim të kësaj jave midis vendeve anëtare të BE, është diskutuar çështja e Maqedonisë, ndërsa diplomatët konfirmuan se mbështetja për propozimin portugez është shumë e lartë./Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK