Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Gjykimi ndodhet në fazën përfundimtare dhe në seancën e sotme pritet që mbrojtja të thotë fjalët përfundimtare.
Në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i tha avokati i të akuzuarit Gorançe Angellovski Qoseto, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas fjalëve përfundimtare të avokatëve të 17 të akuzuarve, mundësi për fjalë përfundimtare do të kenë edhe vetë të akuzuarit.
Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska. Të akuzuar në fillim ishin 33 persona, ndërsa pas sjelljes së Ligjit për falje 15 persona u liruan nga akuzat.
Të akuzuar tani janë personat: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radulov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikola Mitrevski-Koljo, Mladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vlatko Trajkovski dhe Villiam Mihajlovski, të cilët ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten