Gati një javë pas përmbytjeve tragjike, akoma nuk është gjetur foshnja 16 muajshe, e cila po kërkohet në mënyrë intensive.
Familjarët e vogëlushes, Elif Fejzullahu kanë apeluar për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve vullnetarë në kërkimet në zonat e përmbytura.
Isuf Fejzullahi thotë se gjurmët e gjetura janë të pakta, por shpresojnë në gjetjen e shpejtë, me qëllim që Elifi, 16 muajshe të mund të varroset pranë babait të saj, i cili po ashtu humbi jetën natën e përmbytjeve.
Ndërsa kërkimet në terrenet e përmbytura vazhdojnë, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka bërë publike numrin zyrtar të personave që konsiderohen të zhdukur.
Banorët shumica me vetë-iniciativë po pastrojnë rrugët dhe shtëpitë, ndërsa në ndihmë u kanë dalë edhe qytetarë të shumtë.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...