Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, duke prezantuar raportin e reformave për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë para eurodeputetëve deklaroi se eurodeputeti Andrej Kovaçev është ndihmësi i fshehtë i tij dhe se do të vazhdojë të punojë me të në përpjekje që të tejkalohet bllokada për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në.
Komisioneri Evropian shtoi se qëllimi është marrja e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën më së voni deri në dhjetor, por kujtoi se vendimi i përket shteteve anëtare të BE-së.
“Nuk jam ai që voton për këtë, unë jam ai që përpiqet t’i bindë ata të votojnë për këtë, mund të ndaj aq shumë me ju, por do të vazhdoj të angazhohem, siç e di eurodeputeti Andrej Kovaçev, i cili ishte një një ndihmës sekreti për avancimin e punëve, nuk dua të jap detaje, por ne po punojmë,” tha Varhelyi.
Ai tha se po punon që deri në dhjetor të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton AIM nga Brukseli.
I pyetur nga eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, nëse pranon që ndajë Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave, eurokomisari u përgjigj negativisht.
“Mendoj se është e qartë se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe ne duam një marrëveshje për të dy vendet, ky është pozicioni i më shumë se shumicës së shteteve anëtare të BE-së, në këtë moment ne mund dhe duhet t’i konsiderojmë ato së bashku”, tha Varhelyi./Telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...