Varfëria në Maqedoni, 180 mijë qytetarë jetojnë me më pak se 40 cent në ditë

13:06 | 17 Nëntor 2016
M. A.

Një familjeje katëranëtarëshe më një të punësuar, që të mund ta ushqejë me bollëk familjen, i nevojiten rreth 32 mijë denarë, apo 520 euro në muaj. Kështu tregon përllogaritja e shportës mujore e Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë (LSM).

Por, jo të gjithë të punësuarit në Maqedoni marrin rroga mbi atë mesatare, që është 22 mijë denarë. Ka nga ata që marrin nga 10 mijë denarë, që do të thotë se për të mbushur shportën e konsumit në vlerë prej 32 mijë denarëv, u nevojiten edhe 22 mijë denarë”, thonë nga LSM-ja, shkruan gazeta “Koha” e Shkupit.

Ndërkohë që mbi gjysmë milioni qytetarë të Maqedonisë vazhdojnë të jetojnë nën pragun e varfërisë, 180 mijë me 14 denarë (22 cent) në ditë, 90 mijë me 22 denarë (35 cent), që do të thotë se të paktën 270 mijë qytetarë jetojnë me nga më pak se 40 cent në ditë. Ndërkaq, ndihma sociale nuk i kalon 4 mijë denarë, apo 1/8 e shumës së nevojshme për jetë normale.

Shpërndaje në rrjete sociale