Një valë i nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë në mbrëmjen e sotme, duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu.
Ndërkohë sot termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia. Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës.
Edhe nesër, sipas parashikimeve, temperatura të larta do të regjistrohen ndër të tjera në Bolonja, Firence, Romë, Verona dhe Ankona. Gjatë fundjavës temperaturat pritet të ulen me 4 deri në 5 gradë në të gjitha zonat e gadishullit italian./TCh/
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...