Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot pranoi vaksinën kineze “Sinofarm”. Edhe pse para se të arrijnë vaksinat premtonte se do të vaksinohet me vaksinën e parë që do të arrijë në vend, ai më në fund pranoi vaksinën pas dy muajve.
“Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Efektet e padëshiruara janë të vogla”, tha Filipçe pas pranimit të vaksinës në sallën sportive “Boris Trajkovski”.
Ai bëri thirrje që të gjithë të paraqiten për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk dhe sqaroi se përmes e-mailit ose mesazhit do të njoftohen për terminin për vaksinim.
Përveç tij, termine për 14 ditët e ardhshme për vaksinim kanë të gjithë ministrat dhe se Qeveria ka vendosur se duhet të vaksinohen, pas vaksinimit të Kuvendit, si institucione që janë kyçe për funksionimin e shtetit./Telegrafi/
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares