Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.
Pas takimit ata mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp prej ku Ursula von der Leyen tha se Maqedonia ka mundësi historike për të ardhmen e saj, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Duam ta ndërtojmë Evropën bashkë me ju. Jam e bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe në fund do të lëvizni në rrugën e vërtetë. Referendumi është i lidhur me emrin e shtetit tuaj, identitetin dhe historinë, por është një mundësi e madhe”, tha mes tjerash Ursula von der Leyen.
Ndërsa Radmilla Sheqerinska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë do të ndodh nëse referendumi nuk është i suksesshëm, u shpreh e bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se vendi po përgatitet për anëtarësim në NATO dhe BE.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...