Sot do të mbahet takim koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të cilin do të rishikohen propozimet Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Takimi mbahet me iniciativë të Ministrisë për Punë të Jashtme në klubin e deputetëve në orën 18:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPJ, në takim do të marrin pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes së emrit nga OKB, Matthew Nimetz, gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë. Ai më 29 dhe 30 janar do të qëndrojë në Athinë, ndërsa 31 janar dhe 1 shkurt në Shkup./Telegrafi/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...