E pamundur bëhet e mundur është vlerësimi i Kryetari të Këshillit Evropian, Donald Tusk lidhur me procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Vitin e kaluar kam dëgjuar se është e pamundur të zgjidhet kjo çështje, por tani jeni pranë suksesit”, tha Tusk, në një konferencë të përbashkët shtypi të liderëve nga procesi Brdo-Brioni, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlerësoi se kur Koreja Veriore dhe Koreja Jugore kanë arritur për ti afruar qëndrimet, sigurisht që do të vijë deri tek paqja në rajon.
Ai shprehu kënaqësi për përparimin e dukshëm në procesin e negociatave dhe vuri në dukje se kjo ishte kryesisht për shkak të përpjekjeve nga pala e Maqedonisë.
Në lidhje me anëtarësimin në BE, pas zgjidhjes së problemit të emrit, tha se vendi në këtë rrugë ka mbështetjen e plotë nga ai. Por deklaroi se duhet vendim me konsensus nga Këshilli Evropian.
Ivanov, duke iu përgjigjur për çështjen e emrit një gazetari, tha se ai nuk kërkoi arbitrim, negociatat tashmë po zhvillohen në OKB, por këmbëngul në drejtimin paralel të procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe procesit të negociatave për anëtarësim në BE.
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...