Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur para mediave për takimin që pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Thaçi tha se u vërtetua teza e kësaj partie, platforma e saj dhe programi i saj se veprimi i Ivanovit për mosdhënien e mandatit Zorani Zaevit ishte një veprim skandaloz.
Sipas tij, Ivanovi veproi mirë sepse ”na rikujtoi se ne shqiptarët definitivisht duhet të kërkojmë ndryshimin e rendit kushtetues të Maqedonisë, sigurisht edhe ata që kanë qenë skeptik janë bindur se kështu nuk mund të vazhdohet. Patjetër që shqiptarët duhet të arrijnë që të krijojnë mekanizmin e vendimmarrjes ta kenë të barabartë me maqedonasit”, tha Thaçi.
Thaçi thotë se kanë shprehur shqetësimin se konflikti politik i tanishëm mund të kalojë në konflikt ndëretnik, prandaj edhe apeloi te shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve sepse nuk është në të mirë të shqiptarëve.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...