Kryetarja e Komunës së Tetovës, në një intervistë për TV21 ka folur në lidhje me arritjet e saj gjatë këtij mandati, si dhe punët që pritet të bëhen deri në zgjedhjet e reja lokale.
Në lidhje me parkingjet nëntokësore, Teuta Arifi premtoi se do të bëhen deri në përfundimin e mandatit.
“Parkingjet nëntokësore premtoj se do të realizohen deri në fund të këtij mandati”, tha Arifi.
Kurse në lidhje me transportin publik, ajo tha se janë tre hapa që duhet të realizohen.
“Është një çështje që duhet ta realizojmë dhe kemi thënë që do e realizojmë transportin publik. Pasi që e kemi vendosur idenë e realizimit të transportit publik të cilat janë tre hapa që duhet të realizohen institucionalisht. Hapi i parë është që të themelohet ndërmarrja publike”, tha Teuta Arifi.
Ndërsa e pyetur për gjendjen e qendrës turistike Kodra e Diellit, ajo tha se duhet investime serioze.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...