Situata e krijuar për shkak të koronavirusit e ka goditur rëndë biznesin lokal në Tetovë, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.
“Mendoj se për biznesin lokal kjo është një goditje shumë e madhe. Tetova është qyteti e cila ka gjallëruar dhe ka pasur gjallërimin e vet në kuptimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe si detyrime të cilat kanë dalë, rregulla të cilat kanë ardh duke u shtuar, janë detyruar që të mbyllen.
Është një pjesë e madhe e bizneseve të cilat nuk punojnë për shkak të rregullave që duhet t’i respektojnë, dhe në këtë mënyrë shumë njerëz të cilët kanë qenë në punë në këto biznese, faktikisht automatikisht kanë problem gjenerimin mjeteve të tyre”, deklaroi Arifi.
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...