Kandidatja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Tetovës, Teuta Arifi përmes rrjetit social ka falendëruar tetovarët që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur për programin e saj.
“Falemnderit Tetovë .Dëshmuam dhe do të dëshmojmë, se pse bashkë jemi më të fortë, por vetëm atëherë kur duam dhe respektojmë vlerat që na bëjnë pjesë të një qyteti të cilin e duam si shtëpinë tonë !”, shkruan Teuta Arifi.
Teuta Arifi deri në këto momente nga të dhënat e para nga KSHZ-ja prinë ndaj katër kandidatëve tjerë me 5.137 vota, Bilall Kasami me 3.615, Adnan Neziri 1.811, Bardhyl Dauti 1.623 dhe kandidati i VMRO, Goran Manajkollvski me 2.703 vota/TetovaSot
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...