Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë, pranga 3 shqiptarëve

18:59 | 1 Korrik 2018
M. A.

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kavalla të Greqisë teksa kishin programuar të trafikonin drogë.

Sipas policisë greke, tre të arrestuarit tentuan të sillnin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sasia e sekuestruar nga Policia greke është 22.5 kilogramë kanabis.