Të dielën pritet të ndodhë shpërbërja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi që është afati i fundit ligjor në kuadër të afateve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Edhe pse mbrëmë nisi seanca e 135 e Kuvendit ku në rend dite si pikë e parë është Ligji për Prokurorinë Publike, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu ate dhe vazhdimin e saj e caktoi për sot më mesditë. Kjo pasi për diskutim janë paraqitur më shumë se 30 deputetë.
Kryeparlamentari Xhaferi po ashtu informoi se janë caktuar dy seanca kuvendore, edhe atë për shkarkim të një anëtari të Qeverisë (Rashella Mizrahi) me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovki dhe për shpërbërje të Kuvendit. Seanca e 136-të për shkarkim të Mizrahit do të mbahet nesër në orën 15, ndërsa për shpërbërje të Kuvendit më 16 shkurt në orën 12.
LSDM kërkon që kjo përbërje parlamentare ta miratojë këtë ligj, ndërsa nga ana tjetër kundër është deklaruar VMRO-DPMNE, e cila ka kërkuar që ligji të miratohet nga përbërja e Kuvendit që do të dal nga zgjedhjet e 12 prillit.
Sot nis fushata e katërt zgjedhore për vitin 2025, Elezi tre...
Presidenti Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të n...
Në Bruksel mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ...
Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të ...
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër sot lëshohet për qarkullim
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë