Profesoresha maqedonase Tanja Karakamisheve, është ftuar në bisedë informative në stacionin policorë, pasi është denoncuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes.
Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook tha se bëhet fjalë për përndjekje politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dje tre policë kanë keqtrajtuar fëmijët e mi të mitur, duke sjellur ftesë në shtëpi që sot në orën 11:00 të paraqiten në stacion policor ‘nën dyshimet se kam kryer vepër penale nga neni 394 i Kodit Penal – përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike në sistemet kompjuterike’. Jam paditur edhe nga Komiteti i Helsinkit për ‘shkaktim të urrejtjes, grindjes ose mosdurimit në baza nacionale, racore, fetare ose baza tjera’”, shkruan Karakamisheva.
Ajo më tej thekson se statusi për të cilin është denoncuar në polici ka të bëjë me emigrantët.
“Përndjekjen politike e kanë lëshuar në maksimum. Komiteti i Helsinkit, mbrojtësit e pushtetit, do të shihemi para drejtësisë. Ju do të turpëroheni nga procedurat tuaja, unë do të jem në anën e të vërtetës dhe drejtësisë”, shkruan Karakamisheva.
Ndryshe, ajo shpesh herë ka bërë deklarata kontroverse edhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...