Sot në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme u mbajt mbledhje e Këshillit Strategjik për politikë të jashtme, kushtuar ngjarjeve aktuale në Afganistan dhe implikimeve të mundshme në vendin tonë dhe rajon. Në mbledhje, që u zhvillua në kuadër të projektit strategjik të MPJ-së -Reflektime 2030, fjalë hyrëse kishte Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili shkëmbeu mendimet e tij mbi temën dhe rezymoi rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkundrejt lëvizjeve gjeopolitike në Afganistan dhe më gjerë në rajon.
“Ngjarjet në Afganistan, por edhe konflikti i ngrirë në rajonin e OSBE-së tregojnë se pasiguria dhe papashikueshmëria mbeten karakteristikë dominuese në skenën ndërkombëtare dhe realitet sigurie. Fenomenet e njëjta do të vazhdojnë t’i diktojnë proceset globale politike dhe të sigurisë. Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme e NATO-s është kryesuese e ardhshme e OSBE-së, organizata më e madhe botërore në rajon për siguri paraqet hallkë në sistemin e sigurisë kolektive. Fakti se jemi aktor pro-aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare na mundëson të punojmë në zbatimin e agjendës sonë të sigurisë, por njëkohësisht edhe të pozicionimit si aktor përgjegjës në raportet ndërkombëtare. Ngjarja e sotme është pjesë e aktiviteteve të cilat i ndërmarrim në funksion të forcimit të gatishmërisë, parashikueshmërisë strategjike dhe përshtatshmërisë në drejtim të konfirmimit në kohë të drejtimeve politike për ndërmarrjen e veprimeve adekuate”, theksoi Ministri, Osmani.
Në takim, anëtarët e Këshillit Strategjik shkëmbyen qëndrime dhe ofruan ide për nevojën e planifikimit strategjik afatgjatë dhe formimin e mekanizmave për menaxhimin e lëvizjeve eventuale të shtuara të emigrantëve, ndërtimin e partneriteteve me aleatët edhe në kornizë të organeve multi-laterale, përdorimin e mekanizmave të BE-së dhe data-bazave përkatëse nga sistemi për azil dhe migracion, si dhe ndjekjen e rregullt të politikave të BE-së dhe vendeve anëtare në këtë sferë./Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit