Komiteti i Përbashkët Ndërdisiplinor i Ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, nesër dhe pasnesër në Shkup do ta mbajë mbledhjen e dytë, kumtojnë nga MPJ-ja.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Markos Bollaris i cili njëkohësisht është edhe në krye të komisionit nga ana greke, sot dhe nesër (22 dhe 23 mars) do të jetë në Shkup, ndërsa do të marrë pjesë edhe në pritjen që e organizon Zyra greke në lidhje me rastin e 25 marsit, festa kombëtare e Greqisë.
Mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore u mbajt në Selanik, më 2 nëntor vitin e kaluar.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë kumtojnë se delegacioni grek që merr pjesë në këtë komitet përbëhet nga profesorët Spiridon Sfetas, Nikollaos Zaikos, Iakovos Mihailidis, Atina Skulariki, Atanasios Lubas dhe këshilltari i MPJ-së greke, Eftimios Harlavtis.
Ekipin e Maqedonisë së Veriut e udhëheq ambasadori Viktor Gaber, ndërsa në përbërje të tij janë profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ljudmil Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kica Kolbe, janë anëtarët e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore./alsat
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...