BANJA LUKA – Një sulm është ndërmarrë nga persona të paidentifikuar ndaj xhamisë Ferhadiye e cila është një prej veprave më të rëndësishme osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e cila ishte shembur nga serbët gjatë luftës në Bosnje.
Në një deklaratë nga Myftinia e Banja Luka-s njoftohet se në ditën e tretë të Kurban Bajramit persona të paidentifikuar kanë kryer një sulm të armatosur ndaj xhamisë në qytetin Banja Luka të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila u hap për adhurim në vitin 2016 pas restaurimit të saj nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
“Sulmi i kryer ndaj xhamisë Ferhadiye është një sulm i kryer ndaj gjithë neve, sepse xhamia është një trashëgimi e lënë për të gjithë muslimanët. Ajo është trashëgimi kulturore dhe historike e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
Teska ngjarja është cilësuar si “sulm terrorist”, autoriteteve përkatëse i është bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve të sulmit. Si pasojë e ngjarjes nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa nuk është dhënë informacion nëse ka patur dëme apo jo në xhami.
Xhamia e ndërtuar në 1579 nga guvernatori i Bosnjës, Ferhat Pasha në Shtetin Osman, u shemb nga serbët më 7 maj 1993 gjatë luftës në Bosnjë. Ajo u restaurua më pas me mbështetjen e madhe të Turqisë.
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...