Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski thotë se proceset reformuese në MPB që u ndaluan për nëntë muaj për shkak të Qeverisë teknik duhet të vazhdojnë dhe kjo do t’i përforcojë strukturat e policisë përmes sigurimit të kushteve për punë.
“Kjo varet edhe nga mundësitë e shtetit, por investimet kapitale duhet të ketë. Prioriteti im kryesor do të jetë sigurimi i një mbështetje seriozë për policinë e Maqedonisë së Veriut”, tha Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski përmendi se ka objekte policore të cilat nuk janë rikonstruktuar 70 vjet dhe se tashmë ka përfunduar procedura pë tender për objektet e policisë në Kumanovë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë.
Ndryshe, Spasovski gjatë Qeverisë teknike ishte kryeministër teknik ndërsa në vend të tij në ministri ishte Naqe Çulev nga OBRM-PDUKM.
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik