Nuk është e rëndësishme për shtetin që të merret këto dy muaj me atë se kush do të jetë kryeministri teknik, çështja duhet të diskutohet dhe të bëhen analiza të hollësishme për atë se kush do të jetë kryeministri deri në zgjedhje.
Ne po diskutojmë këtë në parti, por ende nuk kemi ndonjë vendim, tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski pasi kryeministri Zoran Zaev njoftoi se kryeministri teknik do të ishte ministri aktual që do të linte postin për shkak të qeverisë teknike.
Dy ministrat që do ta bëjnë këtë janë Ministri Spasovski dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
“Duhet të flasim dhe të shihen mundësi dhe njerëzit. Gjëja më e rëndësishme për mua është të përqendrohem në gjërat që filluan në Ministrinë e Brendshme dhe të cilat duhet të përfundojnë deri në fillimin e qeverisë teknike. Ne po diskutojmë në parti se kush do të jetë kryeministri teknik, por ende nuk kemi ndonjë vendim”, theksoi Spasovski./Telegrafi/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...