Kryeministri teknik Oliver Spasovski, sot ka pritur në takim autorët e filmit dokumentar “Honeyland”, i cili u nominua në dy kategori për çmimin Oskar.
Duke i përshëndetur regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, producentit dhe montazherin Atanas Georgiev dhe kinematografin Samir Luma, Spasovski i uroi për suksesin dhe ju ndau mirënjohje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju falënderoj që na bëtë krenar me çmimet dhe nominimet. Sukseset tuaja janë të mëdha dhe ne si qeveri kemi sjellë disa përfundime në lidhje me shprehjen e mirënjohjes për suksesin dhe realizimin tuaj”, tha Spasovksi, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hysni Ismaili.
Siç thonë nga qeveria, ekipi i “Honeyland” shprehu kënaqësi për interesin dhe vendimet e qeverisë, duke shprehur pikëpamjet e tyre për përmirësimin e kushteve të kinematografisë në vendin tonë, duke bërë sugjerime për një prezantim më të suksesshëm të filmave dhe festivaleve tona në skenën ndërkombëtare.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...