Problemi me dhënien e letërnjoftimeve është e natyrës tjetër. Deri sot rreth 15 mijë e 500 qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet, pasi Ligji i letërnjoftimeve është bllokuar në Kuvend. Ne disa herë kemi insistuar lidhur me këtë vendim ligjor, por i njëjti ishte bllokuar me 1.507 amendamente, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me problemin me dhënien e letërnjoftimeve, sot theksoi se bëhet fjalë për sendërtimin e sistemit por nga 1 korriku i gjithë sistemi është në funksion të plotë, lidhur me marrjen e të dhënave dhe dhënien e dokumenteve personale.
Theksoi se Ministria përmes Qeverisë që në mars e ka dorëzuar Ligjin për letërnjoftime në Kuvend, me qëllim që të mund t’i kalojë procedurat kuvendore dhe mund të fillojmë me zbatimin e këtij vendimi ligjor nga 1 korriku 2021.
“Ne disa herë kemi insistuar lidhur me këtë zgjidhje ligjore që të sillet. Fakt është se kemi bllokim të sjelljes së vendimit ligjor, por kjo nuk është as punë e imja e as e Qeverisë, por e Kuvendit. Kur flasim për bllokim, unë i kam kërkuar të dhënat, gjithsej 1.507 amendamente janë shtruar për vendimin ligjor”, theksoi Spasovski.
Sipas tij, ky vendim ligjor nuk thotë asgjë tjetër përveç se nga 1 korriku duhet të zbatohet emri kushtetues i shtetit dhe të zbatohen dispozitat e ligjit për gjuhët, gjegjësisht të gjitha bashkësitë jetojnë në shtet kanë të drejtë për dokument personal në gjuhën amtare.
Nga këto amendamente, një është shtruar nga shumica parlamentare, ndërsa 1.506 amendamente janë shtruar nga opozita.
“Ne deri më tani i kemi dhënë terminët për qytetarët të cilët kanë kërkuar dhënien e letërnjoftimit. MPB të gjithë procedurën e ka përfunduar, do të thotë qytetarët shkojnë, mund të fotografohen për letërnjoftim, por nuk guxon të fillojë prodhimi derisa Ligji nuk bëhet fuqiplotë”, tha Spasovski.
Ai u bëri thirre të gjithë deputetëve si të opo
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë