Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdoj sot seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare, ku diskutohet për zgjedhjen e kryetarit, zv. kryetarit, anëtarëve dhe zv. anëtarëve të Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
51 deputetë janë paraqitur për të diskutuar për pikën e parë të rendit të ditës. Në komision, OBRM-PDUKM-ja ka gjashtë anëtarë, LSDM-ja ka pesë anëtarë, ndërkaq BDI-ja dhe Lëvizja Besa kanë nga një anëtarë.
Pas verifikimit të përbërjes së këtij komisioni, duhet që të vazhdohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Kandidat për këtë pozitë është Talat Xhaferi. Lëvizja Besa ka deklaruar se nuk do ta mbështet kandidaturën e tij./
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...