Komisioni për Çështje Kushtetuese sot duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim e qeverisë për ndryshimet kushtetuese.
Diskutimi filloi pardje, por qëndrimet e pozitës dhe opozitës nuk kanë ndryshuar. Sipas opozitës ndryshimet janë në kundërshtim me kushtetutën, ndërsa sipas pushtetit kjo është mundësi historike për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev në Komision apeloi që të tejkalohen interesat partiake dhe të shikohet e ardhmja e shtetit.
Javën e ardhshme pritet të shihet nëse do të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen e Prespës, ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të organizoheshin në afate të shkurta.
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...