Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.
Marshi protestues do të fillojë nga parku i Çairit, do të vazhdojë drejt gjykatës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktgjykimi.
Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga akuzat.
Ndërkohë policia ka njoftuar se për shkak të protestave do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllen disa rrugë.
“Duke filluar nga ora 13:00 të bllokuara për qarkullim do të jenë rrugët si: rruga “Hristijan Todorovski Karposh”, bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “11 tetori”, rruga “Vasill Gllavinov”, bulevardi “VMRO” dhe bulevardi “Ilinden””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...