Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të ditës së hënë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, për sot në orën 10:00 ka paralajmëruar takim me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Sipas Zaevit, takimi bëhet me kërkesë të ASH-së dhe Alternativës, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri për Punë të Brendshme, ministri i Drejtësisë, si dhe koordinatorët e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
Zaev dje tha se në Qeveri ekziston vullneti të gjendet zgjidhje për propozim-ligjin për shtetësi, i propozuar nga ASH dhe AAA, që bazohet në praktikat evropiane.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dje në konferencë të përbashkët me kryetarin e ASH-së Ziadin Sela, tha se nuk kanë marrë ftesë për takimin që e ka paralajmëruar kryeministri.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, tha se është e mundur që partia e tyre të mos merr pjesë në këtë takim.
Kurse presidenti Stevo Pendarovski, dje pas seancës së Këshillit për Siguri tha se pret që në takim të arrihet kompromis dhe të zhbllokohet Kuvendi./Telegrafi/
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...