SPB Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së protestave, sot me fillim nga ora 14.00, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në udhëkryqin ndërmjet bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugën ”Prohor Pçinjski” në Shkup.
Gjithashtu, me fillim nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së marshit protestues, Njësiti për siguri në trafikun rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
“Gjegjësisht, rruga e mbajtjes së marshit do të zhvillohet para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, drejt Kuvendit të RMV-së në rr.”11 Tetori”, drejt rr. “Dimitrie Çupovski”, drejt rr.”Vasil Gllavinov” dhe drejt bul.”VMRO” deri para Qeverisë së RMV-së në bul.”Ilinden”.
SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë urdhrat të cilat vijnë nga pjesëtarët e policisë, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...