Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor përsëriti mbështetjen e shtetit të tij në nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë.
Në takim me kryetarin e Maqedonisë, Stevo Pendarovskin është vlerësuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera që karakterizojnë miqësi. Është biseduar edhe për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për Maqedoninë e Veriut s’ka alternativë tjetër, përveç integrimit evropian”, tha Pendarovski.
Siç njoftojnë nga kabineti Pendarovski, ai falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s duke theksuar integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në stabilizimin e Ballkanit.
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...