Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut nesër me protestë do të kërkojë kërkesën e tyre serioze për pagë minimale prej 18 mijë denarëve.
Protesta do të mbahet para Odës Ekonomike dhe Organizatës së punëdhënësve, para fillimit të bisedimeve me Organizatën e Punëdhënësve dhe qeverinë.
Përllogaritjet e LSM-së kanë treguar se me metodologjinë e re që dje e kanë ofruar punëdhënësit, paga mesatare është 16.164 denarë dhe kjo pagë për ato është e papranueshme.
Protesta do të zgjasë 1 orë nga ora 13:30 deri në ora 14:30 ku do të bllokohet komunikacioni “Dimitrie Çupovski” dhe nëse bisedimet kalojnë pa sukses, LSM paralajmëron grevë./Telegrafi/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...