Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin kryesor të Iber Lepencit.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky sulm nuk mund të jetë ndryshe, pos sulm terrorist.
“Sulmi i mbrëmshëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike me qëllim cenimin e sigurisë kombëtare është një akt i rëndë dhe i papranueshëm që cenon sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Ky sulm nuk mund të jetë ndryshe pos sulm terrorist”.
“Ky veprim kriminal e terrorist kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale për autorët. Kosova mbetet e vendosur për të ruajtur paqen dhe rendin, duke mos lejuar asnjë akt që minon sigurinë. Në këto momente të rënda jemi me zemër me Republikën e Kosovës, institucionet dhe popullin e saj!”, ka thënë Sinani.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...