Shtatë shtetas të Maqedonisë të akuzuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, formacione paraushtarake ose paramilitare, prej të cilëve njëri akuzohet edhe për veprën “organizim terrorist”, kanë pranuar fajin dhe veprat me të cilat ngarkohen.
Siç informojnë nga Prokuroria Themelore, në gusht të vitit të kaluar në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, të akuzuarit janë arrestuar dhe dorëzuar tek organet e Maqedonisë për gjykim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të akuzuarit me qëllim që të bëhen pjesë e formacioneve paraushtarake e kanë lëshuar territorin e Maqedonisë dhe kanë shkuar në Siri ku edhe kanë marrë pjesë si luftëtarë të ISIS-it, në luftërat në Siri dhe Irak”, thonë nga Prokuroria.
Përveç pjesëmarrjes në formacione paraushtarake jashtë territorit të Maqedonisë, të akuzuarit kanë siguruar mjete financiare për personat që marrin pjesë në këto formacione.
Sipas Prokurorisë, ata përmes rrjeteve sociale dhe mjeteve tjera të komunikimit kanë nxitur edhe persona tjerë për pjesëmarrje në këto formacione.
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...