Edhe pse në Maqedoninë e Veriut nuk është festë zyrtare, shqiptarët atje e kanë festuar 28 Nëntorin dhe kanë gjallëruar Shkupin.
Të shumtë ishin fëmijët që uruan festat dhe dërguan mesazhe për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.
Fëmijët shqiptarë në Shkup kanë festuar 28 Nëntorin të veshur me ngjyra kombëtare, duke interpretuar valle dhe këngë patriotike.
Rrugët e qytetit u mbushën me ngjyrat kuqezi, me flamuj kombëtarë dhe me të rinj që shprehnin krenarinë dhe dashurinë për kombin.
Atmosfera festive u përcoll edhe përmes Euronews Albania, ku fëmijët dhe të rinjtë dërguan urimet e tyre për të gjithë shqiptarët kudo në botë me rastin e Ditës së Flamurit.
Ndërkohë, në Shkup, një grup motorristësh të ardhur nga Austria dhuruan një spektakël për qytetarët, ku nuk munguan as paradat me kuaj, sipas EuronewsAlbania.
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...