Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, sot ka dhënë një lajm të mirë për Shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se sot ka hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.
“Bashkëkombasit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, tha ajo.
E para e Preshevës shprehu një falënderim të veçantë për kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët bënë të mundur miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.
“Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombasve tanë”, tha ajo.
“Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”.
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kurti uron Fitër Bajramin: Të jemi më solidarë dhe më të kuj...