Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka lënë përshtypje fantastike në sytë e Evropës me organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që nata e së mërkurës të jetë një eurombrëmje.
“Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, në finalen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” u ballafaquan Roma dhe Feynordi. Skuadra italiane triumfoi me rezultat minimal 1-0. Realizues i golit ishte Nicolo Zaniolo në minutën e 33-të.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë