Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në aulën e parlamentit mungesën e një ilaçi, i cili i rrezikon seriozisht jetën pacientëve të sëmurë me zemër.
Sipas Berishës në treg prej thuajse 5 muajsh mungon “sintromi”, një ilaç që i shërben atyre që kanë valvula në zemër. Ish kryeministri tha se pushtetarët e kësaj qeverie po vrasin njerëz.
“Vij këtu për të denoncuar pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valvula në zemër dhe prej muajsh nuk gjejnë ilaçin në spital apo farmaci. Nëse valvula nuk merr holluesin e gjakut, krijon probleme që çojnë në vdekjen e pacientit. ”, tha Berisha.
Berisha shtoi më tutje se Ministri Klosi, personi i cili foli para tij në parlament, e ka jetën “rozë” pasi luan me diamante, por ndryshe është situata për shqiptarët.
Sipas tij “Këta që luajnë me diamante si puna e këtij që foli para meje, këta e kanë rozë këtë Botë. Këta që vdesin për valvula, e kanë ferr këtë botë”-tha Berisha./Express
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...