Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se kemi edhe shtatë të prekur të tjerë me koronavirus në vend.
Filipçe tha se nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë shtatë persona, tre nga Dibra dhe katër nga Shkupi.
Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
“Deri më tani janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”