Lideri i Partisë Radikale në Serbi, Vojislav Sheshel, tha se ka informacion që shqiptarët janë duke planifikuar ‘sulm me armë gjatë ditëve të ardhshme në veri të Kosovës”.
“Serbët duhet të jenë të përgatitut për të mbrojtur vetën nga sulmi i armatosur i papritur. Serbër nuk provokojnë, nuk duan incidente, por nëse dikush i sulmon vëllezërit tanë në Kosovë, Serbia nuk do të rrijë duarkryq”, tha ai në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat serbe, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se Serbia duhet të bëjë gjithçka që ka në dorën e saj për të mbrojtur serbët në Kosovë.
Sheshel tha se ai ka paraqitur informacionin e tij në mënyrë që të parandalojë shqiptarët, por edhe për të nxitur autoritetet serbe për të reaguar dhe për të mbrojtur serbët./Arbresh.info
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...
Nis numërimi i votave të kandidatëve në QNR
Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin in...
Hamza uron Kurtin, pret që institucionet të formohen shpejtë
Çështja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një f...
Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 po...