Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostolloski” në Shkup tha se “është fakt se opozita kërkon zgjedhje, por të mos jenë këtë vit. Të mos ketë zgjedhje të shpejta dhe të të ikën nga ballafaqimi i tyre me realitetin. Nëse nuk zgjidhje nga problemet ku qytetarët presin t’i zgjedhim atëherë zgjedhjet mund të jenë e vetmja zgjidhje”.
Në pyetjen se a do të ketë Qeveri teknike, Sheqerinska tha se do t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën, ku thotë se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes vendimit nga Kuvendi dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mbajtjes së zgjedhjeve janë deri 60 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi ynë është që ndryshimi i kushtetutës të jetë i suksesshëm. Punojmë dhe treguam me vendime konkrete se interesat e Maqedonisë për ne janë prioritet. shpresojmë, dhe presim që kjo të vlejë edhe për të gjitha partitë politike dhe të gjithë deputetët”, theksoi Sheqrinska.
Ajo shtoi se Maqedonia në vitin 2016 dhe 2016 sipas raporteve të OSBE-së dhe raporteve të Komisionit Evropian ka qenë shtet i kapur ku të gjithë zgjedhjet kanë më të liga nga ato parapraket./Telegrafi/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë