Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinka sot nisi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska theksoi se vizitën do të shfrytëzojë për t’iu përcjellë mesazhet që janë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe edhe një herë të vërtetohet partenriteti strategjik dhe aleanca mes dy vendeve.
“Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi qeveritar në SHBA, pas ndryshimit të administratës, përkatësisht pas zgjedhjes së presidenti Biden dhe për këtë shkak e rëndësishme është që do të kemi mundësi që në këto takime të dërgojmë mesazhet tona. Mesazhi i parë është se si shtet dëshmuam se edhe pas anëtarësimit në NATo ne jemi aleat ku edhe SHBA edhe NATO mund të na quajnë”, tha Sheqerinska.
Ajo theksoi se nga përfaqësuesit në Pentagon dhe në Departamentin Shtetëror do të kërkojë që administrata e re ta mbajë fokusin dhe interesin te Ballkani si dhe do të kërkohet mbështetje nga SHBA-të për rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE.
“Vetëm Evropë e plotë, vetëm Evropë e unifikuar, vetëm Ballkan i integruar në Evropë mund të garantojë siguri në rajon dhe ky është qëllimi i NATO-s dhe BE-së”, tha Sheqerinska.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...