Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila ndodhet në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, sot ka realizuar takim me zv.ndihmësen e sekretarit për mbrojtja, Lora Kuper, si dhe me zyrtarë tjerë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në takime me përfaqësuesit e DASH ka përmendur argumentet pse Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, duke theksuar rritjen e buxhetit dhe rrogës për ushtarët, reformat në mbrojtje, rritjen e numrit të ushtarëve në misionin në Afganistan, si dhe reforma tjera në sistemin e drejtësisë në vend, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ajo në DASH është takuar edhe me zv.ndihmësin e sekretarit, Methew Palmer, i cili ka thënë se në Maqedonia punët janë zhvilluar shumë shpejt dhe vendi është përgatitur për të qenë pjesë e NATO-s./telegrafi
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...